Alban Skënderaj zbulon surprizën, publikon këngën më të bukur për dashurinë

Çdo këngë e Alban Skënderaj është e mbushur me nota romanticiteti, por projekti i realizuar së fundmi me siguri do të shkrijë zemrat e çdokujt. Këtë 14 shkurt, që njihet si dita e dashurisë, këngëtari ka publikuar këngën e tij më të re.

“Çdo ditë një Shën Valentin” titullohet projekti i ri artistit, e me siguri kjo është dhurata më e bukur për të gjithë fansat e Albanit, që sot festojnë për dashurinë. Me një videoklip të thjeshtë dhe një tekst, në të cilin ka përzgjedhur me shumë kujdes çdo fjalë, kështu ka zgjedhur Skënderaj t’i uroj të gjithë të dashuruarit. Këngëtari e kishte paralajmëruar prej kohësh këngën e re si një surprizë për adhuruesit e muzikës së tij dhe deri më tani ka korrur mjaft sukses, të paktën këtë gjë tregojnë klikimet në “Youtube”.

Alban Skënderaj ka treguar gjithmonë se është një nga djemtë më romantikë të “showbiz”-it dhe kjo këngë duhet të shërbejë edhe si një dhuratë e bukur për bashkëshorten e tij, Miriam Canin.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet