Alban Skënderaj ndan me fansat një arritje të rëndësishme…

Publikuar më 07. 12. 2017 nga Jola Alimemaj

Këngëtari i mirënjohur nga të gjithë ju, Alban Skënderaj ka bërë një status për fansat e tij duke dhënë jë një lajmërim të rëndësishëm.

“Miq, jam i lumtur t’ju njoftoj e te ndaj me ju nje nga arritjet me te rendesishme te karrieres time. “Hapesira e nje Endrre” eshte projekti qe vjen dhe tejkalon tashme permasat e nje koncerti klasik. “Hapesire e nje endrre” qe ende zgjerohet drejt pafundesise nisi egzaktesisht para 15 vitesh me realizimin e kenges time te pare ne studio me po te njejtin titull. Endrra ende vazhdon, por pjese e kesaj endrre keni qene e jeni dhe ju qe me dashurine tuaj i keni dhene jete e krahe te fluturoje. Ky do te jete me shume se Koncert, do te jete nje eksperience, nje hapesire per gjetur veteveten e per te shkembyer vetem energji pozitive me njeri tjetrin.
Orkestra Simfonike e RTSH me nje Band profesionistesh do te nderthuren ne nje koncept modern dhe klasik e do te trasformojne gjithcka ne nje miks te magjishem notash dhe emocionesh. Rreth 2 ore muzike, te gjithe kenget e mia me te njohura, nga me vjetrat te me te rejat ne orkestrime me peshe e nje dimension te ri. Do te kete disa te ftuar speciale dhe shume surpriza qe publiku dhe skena te krijojne nje ure lidhese si asnjehere tjeter. Biletat shume shpejt do gjenden lehtesisht online dhe jo vetem per kedo. Shpejt do te kete informacione me te detajuara mbi gjithcka.
Faleminderit.”