
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të Vettingut për të përjashtuar nga drejtësia Alaudin Malaj.
Malaj nuk do të mund të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë për 15 vitet e ardhshme.
Ish-gjyqtari i Gjykatës së Apelit dha dorëheqjen nga statusi i magjistratit në korrik të këtij viti, duke iu shmangur procesit të vettingut.
Ai ka pasur përplasë edhe me ish-ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj për të cilin kishte dorëzuar kallëzim në Prokurorinë e Posaçme. Përplasjet kanë nisur pasi Malaj ka bërë publik dënimin e vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafaj, Geron Xhafaj në Itali.
Malaj ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë ndërsa është folur edhe për pasurinë e tij. Ai disponon një pasuri të deklaruar prej 1.7 milionë euro, për të cilën u hetua dhe doli i pafajshëm nga Prokuroria.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply