Alarmuese, 8 në 10 punonjës vuajnë nga “sëmundjet e zyrës”

Disa statistika alarmuese sa i takon shëndetit publik janë publikuar së fundmi nga Ministria e Shëndetësisë në Itali.

Të dhënat tregojnë se gjatë tre viteve të fundit, në shtetin fqinj, 8 në 10 punonjës vuajnë nga “sëmundje” që lidhen me mjedisin e punës dhe mënyrën se si sot punohet, raporton “TgCom”.

Pjesa dërrmuese e të anketuarve shprehen se vuajnë nga dhimbja e shpinës dhe dhimbja e kokës. Kështu:

8 në 10 punonjës vuajnë nga “sëmundjet e zyrës”
– Dhimbje shpine 61% e punonjësve
– Dhimbje koke 55% e punonjësve
– Probleme me tensionin 49% e punonjësve
– Probleme me shikimin 49% e punonjësve
– Dhimbje qafe 47% e punonjësve
– Dhimbje kyçi apo krahu 31% e punonjësve

Studimi tregon se 97 për qind e këtyre punonjësve qëndrojnë ulur për një kohë të gjatë, ndërkohë që 87 për qind e tyre kryqëzojnë këmbët.

Të tjera

Enklava apo komuna?

Emilie Fort Pothuajse një vit më parë, kur shkëmbeva disa email-e, me një profesoreshë në Beograd, unë theksova përdorimin e…

Abissnet