Alarmi/ Po shkrihet Antarktida, sot temperatura shënon 20,75 gradë celsius (Video)

Antarktida ndodhet në një situatë emergjente. Shkencëtarët kanë bërë të ditur se sot temperatura në Antraktide ka tejkaluar për herë të parë 20 gradë celsius, pasi studiuesit regjistruan një temperaturë prej 20,75C në një ishull larg bregdetit të gadishullit.

Shkencëtari brazilian Carlos Schaefer i tha agjencisë së lajmeve “AFP”, se “kurrë nuk kishin parë një temperaturë të lartë në Antarktidë”.

Por ai paralajmëroi që temperatura, e regjistruar në 9 shkurt, ishte vetëm një lexim dhe jo pjesë e një grupi të të dhënave afatgjata. Kontinenti gjithashtu shënoi një rekord javën e kaluar, me një lexim të temperaturës, me 18.3 gradë celsius, në gadishullin Antarktik.

Ky lexim i fundit u mor në një stacion monitorimi në ishullin Seymour, pjesë e një zinxhiri ishujsh në të njëjtin gadishull, në pikën më veriore të kontinentit. Megjithëse temperatura është një rekord i lartë, z. Schaefer theksoi se leximi nuk ishte pjesë e një studimi më të gjerë dhe kështu, në vetvete, nuk mund të përdoret për të parashikuar një prirje.

“Ne nuk mund t’a përdorim këtë për të parashikuar ndryshime klimatike në të ardhmen. Ashtë një pikë e të dhënave”, tha ai. “Është thjesht një sinjal se diçka ndryshe po ndodh në atë zonë”.

Sa shpejt do të nxehet Antarktida?

Sipas Organizatës Meteorologjike Botërore të Kombeve të Bashkuara (OMO), temperaturat në Gadishullin Antarktik janë rritur me gati 3 gradë gjatë 50 viteve të fundit, dhe se rreth 87% e akullnajave përgjatë bregdetit të saj perëndimor janë “tërhequr” në atë kohë.

Gjatë 12 viteve të fundit, akullnajat kanë treguar një “tërheqje të përshpejtuar”, shton ajo. Muaji i kaluar ishte gjithashtu më i ngrohtë me temperatura rekord.

Rekordi i mëparshëm për të gjithë rajonin e Antarktikut – i cili përfshin kontinentin, ishujt dhe oqeanin që ndodhen në zonën klimatike të Antarktikut – ishte 19.8C, e regjistruar në janar 1982.

Korrikun e kaluar, rajoni i Arktikut arriti temperaturën e tij rekord prej 21 gradë celsius, i regjistruar nga një bazë në majën veriore të ishullit “Ellesmere” në Arktikun Kanadez.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet