Alarmi një prej themeluesve të “Facebook”: Ndihmova në krijimin e një monstre

Publikuar më 10. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Ish-President i rrjetit më të madh social dhe një nga themeluesit të “Facebook”, Sean Parker, sot shpërtheu në kritika dhe shprehu shqetësimet në lidhje me ndikimin e platformës tek të rinjtë.

“Në hapat e parë pyetja që i bënim gjithmonë vetes ishte: si t’u konsumojmë sa më shumë kohë dhe t’u tërheqim vazhdimisht vëmendjen përdoruesve? Kjo do të thotë se duhet të shpiknim një platformë që herë pas herë lëshon pak dopaminë përmes aktiviteteve në të, si pëlqimi i një fotoje, statusi, apo bërja e një komenti e kështu me radhë”, thotë Parker.

Parker, që u bë i famshëm në qarqet “hi-tech” me shërbimin e ruajtjes dhe shpërndarjes së të dhënave, Napster është i penduar.

Roli i tij në ngritjen e “Facebook” ka qenë i madh. Në filmin “Social Network”, ku Parker luhet nga Justin Timberlake, është ai që prezanton idenë e Mark Zuckerberg përpara investitorëve të fuqishëm. “Ndihmova në ngritjen e një monstre!”, thotë ai.