
Nga 68 raste të konfirmuara paraditen e së mërkurës, 5 raste i përkasin qytetit të Beratit. Mësohet se mes të infektuarve janë edhe 2 punonjës të Drejtorisë së Shëndetit Publik.
Nga pesë rastet e sotme, 4 raste janë brenda në qytetin e Beratit dhe 1 rast është në fshatin Karkanjoz.
Ndërkohë gjatë ditës së djeshme janë kryer 28 tamponë në stafin e Drejtorisë së Shëndetit Publik Berat, pas konfirmimit pozitivë të punonjësit të policisë, bashkëshortja e të cilit punonte në këtë drejtori.
Pas testimeve, bashkëshortja e efektivit të policisë ka rezultuar negative, ndërkohë që të infektuar kanë rezultuar 2 punonjës të tjerë (një burrë dhe një grua). Mjekët epidemiologë të Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik Berat, menjëherë pas konfirmimit të 5 rasteve të reja, dy prej të cilëve brenda drejtorisë së tyre, janë duke kryer hetimin epidemiologjik për gjurmimin e kontakteve.
Në total numri i rasteve aktive ka shkuar në 21 në këtë qytet.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply