Çanta e dyshimtë te sheshi “Skënderbej”, forcat xheniere bëjnë shpërthimin e kontrolluar

Një alarm për bombë u dha sot në Tiranë, pas një çante të dyshimtë që u gjet te sheshi “Skënderbej”.

Denoncimi për çantën e dyshimtë u bë nga një qytetarë, ndërsa policia rrethoi të gjithë zonën. Menjëherë në zonë erdhën edhe forcat xheniere të cilat bënë edhe shpërthimin e kontrolluar të çantës së dyshimtë.

Ndërsa pas kësaj proceduar u vërtetua se bëhej fjalë për një alarm të rremë për bombë.

Raportohet se pas shpërthimit të komanduar, policia gjeti brenda çantës disa vegla pune.

11.51-Alarm për bombë te sheshi “Skëndërbej”(Foto)

Një alarm për bombë është dhënë pak më parë. Mësohet se një çantë e dyshimtë është vënë re në zonën e sheshit “Skënderbej”.

Ka qenë një qytetar ai i cili ka vënë re çantën e dyshimtë dhe ka njoftuar menjëherë policinë.

Mësohet se forca të shumta të policisë kanë rrethuar zonën, ndërsa pritet që të bëhet edhe verifikimi i çantës së dyshimtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet