Alarm në Britani, Stuhia “Denis” shkakton tre viktima dhe qindra të plagosur

Foto 1 nga 4 Pas Para

Tre viktima, qindra të plagosur dhe dëme të shumta materiale raportohen deri tani nga stuhia “Denis” në Mbretërinë e Bashkuar.

The Telegraph raporton se është gjetur nga policia sot në Wells trupi i një 60-vjeçari duke e çuar në tre numrin e viktimave. Ndërkohë po vijojë evakuimet të të gjithë banorëve të prekur nga përmbytjet.

Është vlerësuar se më shumë se 40,000 udhëtarë janë prekur nga anulimet e linjave ajrore, hekurudhore dhe rrugore dhe më shumë se 700 shtëpi në Cornwall kanë mbetur pa energji pasditen e djeshme si pasojë e stuhisë.

Sipas autoriteteve situata është veçanërisht kërcënuese për jetën në jug të Uellsit, ku qendra meteorologjike ngriti alarmin e kuq për shkak të reshjeve të shumta të shiut dhe rrezikut për përmbytje. Ky është paralajmërimi i parë i kuq i lëshuar për shi që nga viti 2015-të.

Stuhia “Denis” godet Britaninë e Madhe disa ditë pasi stuhia Ciara mori disa jetë njerëzish dhe shkaktoi dëme të shumta.

 

 

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet