Alarm në Britani, anijet ruse shfaqen në kanalin e Le Manche

Anija patrulluese e Marinës britanike ka ndjekur anijet ruse përmes kanalit La Manche, bën me dije sot Ministria e Mbrojtjes britanike.

Në deklaratë theksohet se  kjo është shenja e fundit e rritjes së aktivitetit detar rus pranë ujërave britanike gjatë sezonit të festave.

Anija e Marinës Mbretërore Westminster u dërgua për të monitoruar lëvizjen e katër anijeve ruse gjatë fundjavës, të cilat po kalonin pranë ujërave britanike dhe shkonin në veri.

Mendohet se anijet ruse me barka ndihmëse po ktheheshin nga operacionet në Lindjen e Mesme.

“La Manche është shumë i rëndësishëm për Britaninë e Madhe dhe është me rëndësi që Westminster dhe Marina Mbretërore të shohin lidhjen kyçe strategjike”, thuhet në deklaratë.

Të tjera

Abissnet