Al Bano dhe Toto Cutugno rrezik kombëtar për Ukrainën, ja pse

Artisti italian Al Bano Carrisi gjatë ditëve të shkuara është konsideruar nga Kiev si “një rrezik kombëtar” duke iu shtuar listës së personaliteteve të padëshiruar nga qeveria ukrainase. Këngëtari është konsideruar si një rrezik që kërcënon sigurinë kombëtare. Siç raporton “Interfax” lista përfshin 147 persona dhe është rifreskuar në bazë të sinjalizimeve të Këshillit të sigurisë nga mbrojtja kombëtare e Ukrainës, që përfshin shërbimet e sigurisë dhe Këshillin e Televizionit dhe Radio-ve kombëtare. Një goditje e rëndë kjo për Al Banon dhe Rominën që janë shumë të famshëm në Kiev, dhe në një pjesë të mirë të vendeve ish-sovjetike.

Këngëtari është vënë në shënjestër për shkak të admirimit që ka shprehur ndaj presidentit rus Vladimir Putin. Në një intervistë të kohëve të fundit Albano është shprehur se e ka takuar 3 herë. “Njëherë në bë 1986 gjatë një turi në Rusi, ku bëra 18 koncerte në Leningrad dhe 18 në Moskë. Në një nga këto ishte prezentë dhe ai, asokohe shef i KGB-së. Një ditë më vonë erdhi në hotel për të më komplimentuar. Mandej në 2004-ën kam kënduar në Kremlin për të festuar Vitin e Ri. Në të njëjtën tavolinë kanë qenë Putin dhe familja e tij. Gjatë nëntorit të kaluar në 100-vjetorin e KGB-së unë dhe shumë këngëtarë të tjerë kemi kënduar nga dy këngë”.

Po për të njëjtat motive sot është bërë e ditur nga mediet italiane se edhe këngëtari i njohur Toto Cutugno është shpallur si i padëshiruar. Përpos të tjerave këngëtari në 23 mars kishte planifikuar edhe një koncert në Kiev. /Anila Dedaj

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet