×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

AKUZON OPOZITËN/ Aktore, menaxhere dhe nënë e 4 fëmijëve, deputeten e zë gjumi në seancën e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës vazhdon ka vazhduar edhe sot punimet. Në seancën e sotme që është vazhdim i të djeshmes është votuar pro shkarkimit të anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës. Teksa shumë prej deputetëve po marrin pjesë në seancë dhe po tregohen aktivë me marrjen e fjalës, replika dhe kundër-replika – një tjetër deputete po qëndron në heshtje. Ajo është aktorja Adriana Matoshi, njëherësh deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila mesa duket nga lodhja e tepërt, në një moment është parë duke dremitur në gjumë gjatë seancës.

Një fotografi e siguruar nga IndeksOnline tregon momentin kur kolegët nga Vetëvendosja janë zgjuar dhe bashkëbisedojnë me njëri-tjetrin, ndërkohë që Adrianën e ka marrë gjumi. Deputetja dhe aktorja Matoshi bën një jetë mjaft aktive si aktore e angazhuar në projekte filmike, si sipërmarrëse e një lokali në Prishtinë dhe në jetën personale si nënë e katër fëmijëve – me çka edhe lodhja e tepërt duket normale të reflektohet herë pas here te një person i tillë.

Kjo është legjislatura e parë kur Adriana u zgjodh si deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit që u mbajt këtë vit, në të cilat ajo garoi në numrin 60.

Deputetja, duke dremitur në seancë

Duke e marrë afër zemrës një moment çlodhjeje që rastësisht përfundoi në një fotografi të shkrepur nga dikush, Matoshi ka bërë një reagim publik, duke hedhur dyshime mbi burimin dhe publikimin e këtij imazhi.

Deputetja e Vetëvendosjes njëherësh aktorja e projekteve të suksesshme kinematografike vendore, ka publikuar në InstaStory një shkrim, përmes së cilës i ka fajësuar kolegët e opozitës që ia bënë fotografitë, e cila më pas përfundoi në duart e portaleve.

“Të nderuar ndjekës të mi! Kolegët e opozitës nga krahu im i djathtë më shumë merren me mua se me problemet që i kanë shkaktuar vendit! Kanë kohë të bëjnë fotografi, kanë kohë të më shtantazhojnë por kurrë kohë nuk patën të punojnë për të rregulluar diçka për vendin tonë! Edhe e kam kuptuar që janë shumë të lidhura me disa por*tale e luftojnë për klikime e pastaj paratë i ndajnë bashkë! Ata kan qejf pak edhe me qenë pak IN, por kurrëqysh nuk kanë dhezur që sa vjet”, ka shkruar Adriana Matoshi në InsatStory.

Ndërkohë, e njëjta e ripublikoi gjithashtu gjatë ditës fotografinë ku ajo shihej në gjumë, teksa e shoqëroi me mbishkrimin: “Kur opozita fol e ti e dëgjon zemrën duke e ngushtuar kokën e duke të dhembë”, ka shkruar ajo.

Nuk dihet saktë nëse Adriana është njoftuar për kolegun që ia realizoi fotografinë, por duke cekur krahun “e djathtë” të saj, ajo automatikisht ka etiketuar kolegët opozitarë nga radhëte LDK-së ose të AAK-së që gjenden në të djathtë të saj.

Reagimi i deputetes

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova regjistron 10 viktima me koronavirus

Kosova regjistron 10 viktima me koronavirus

Publikuar më 19.09.2021
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të dielën janë regji...

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të dielën janë regjistruar 10 viktima me koronavirus. Sipas Ministrisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 173 persona të infektuar me këtë virus, pas testimit të 5.798 mostrave. Këto shifra nënkuptojnë se 2.9 për qind e personave të testuar kanë rezultuar pozitivë. Sipas autoriteteve 2.261 persona janë […]

Lexo më shumë

Erdogan: Do të takohem me Kyriakos Mitsotakis në Nju Jork

Erdogan: Do të takohem me Kyriakos Mitsotakis në Nju Jork

Publikuar më 19.09.2021
Një takim me Kyriakos Mitsotakis u njoftua sot nga President...

Një takim me Kyriakos Mitsotakis u njoftua sot nga Presidenti i Turqisë, Tayip Erdogan. Sipas SKAI dhe Manolis Kostidis, në deklaratat e bëra sot nga presidenti turk, duke u nisur nga aeroporti i Stambollit dhe në funksion të udhëtimit të tij në Nju Jork, ai në mënyrë karakteristike deklaroi se në SHBA “do të takohet […]

Lexo më shumë

Kosova në situatë të vështirë Covid, rreth 600 pacientë gjenden të shtruar në spital

Kosova në situatë të vështirë Covid, rreth 600 pacientë gjenden të shtruar në spital

Publikuar më 19.09.2021
Shërbimi Spitalor, Klinik e Universitar i Kosovës ka njoftua...

Shërbimi Spitalor, Klinik e Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat Covid-19 të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor nga COVID-19, janë 591 pacientë. Prej tyre, 458 me oksigjeno-terapi dhe 49 në gjendje të rënduar shëndetësore në kujdes intensiv mjekësor. Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, […]

Lexo më shumë

Burri hyri në shtëpinë e ish-partneres së tij dhe i dërgoi videon e vjedhjes në Facebook!

Burri hyri në shtëpinë e ish-partneres së tij dhe i dërgoi videon e vjedhjes në Facebook!

Publikuar më 19.09.2021
Një 34-vjeçar u arrestua nga policia me akuzën e vjedhjes dh...

Një 34-vjeçar u arrestua nga policia me akuzën e vjedhjes dhe shkaktimit të dëmtimit të pronës së huaj në Greqi. Sipas policisë, personi i arrestuar vodhi një motoçikletë me dy rrota në pronësi të një gruaje 51-vjeçare mbrëmë dhe hyri në shtëpinë e ish-partneres së tij 39-vjeçare në Milina, duke shkaktuar dëme brenda dhe jashtë […]

Lexo më shumë

Kur do të ulet Albin Kurti në tryezën e bisedimeve me Aleksandër Vuçiçin?

Kur do të ulet Albin Kurti në tryezën e bisedimeve me Aleksandër Vuçiçin?

Publikuar më 17.09.2021
I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi...

I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, po vazhdon vizitën disaditëshe në Prishtinë prej nga do të shkojë edhe në Beograd, në përpjekje për të caktuar një datë për takimin e radhës ndërmjet palëve në kuadër të negociatave për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Zoti Lajçak të premten u takua […]

Lexo më shumë

Kroacia do të gëzojë programin e heqjes së vizave nga SHBA në fund të vitit

Kroacia do të gëzojë programin e heqjes së vizave nga SHBA në fund të vitit

Publikuar më 17.09.2021
Qytetarët kroatë do të jenë në gjendje të udhëtojnë në SHBA ...

Qytetarët kroatë do të jenë në gjendje të udhëtojnë në SHBA pa vizë në fund të këtij viti. Serena Hoy, ndihmëse sekretare për çështjet ndërkombëtare në Departamentin Amerikan të Sigurisë Kombëtare, i tha agjencisë së lajmeve ‘Hina’ se Sekretari i Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas do të merrte vendimin deri në fund të shtatorit. “Me shpresë, […]

Lexo më shumë

E fshehën drogën në bishtin e tiganit, zbulohet nga stafi në burgun e Dubravës

E fshehën drogën në bishtin e tiganit, zbulohet nga stafi në burgun e Dubravës

Publikuar më 17.09.2021
Në Qendrën e Korrektuese Dubravë, pas një informacioni konfi...

Në Qendrën e Korrektuese Dubravë, pas një informacioni konfidencial nga Njësiti i Inteligjencës së SHKK-së, përmes rrugëve operative, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre. Stafi përgjegjës për siguri ka lokalizuar dy pako të ardhura për dy të burgosur, në të cilat bastisja ka rezultuar pozitive, ku brenda pakove në […]

Lexo më shumë

Shifrat e COVID-19 në Greqi, 2.255 raste të reja, 352 të intubuar dhe 39 vdekje

Shifrat e COVID-19 në Greqi, 2.255 raste të reja, 352 të intubuar dhe 39 vdekje

Publikuar më 17.09.2021
Greqia njoftoi se rastet e reja të konfirmuara në laborator ...

Greqia njoftoi se rastet e reja të konfirmuara në laborator të koronavirusit të regjistruar në 24 orët e fundit janë 2.255, nga të cilët 9 u identifikuan pas kontrolleve në portat e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve është 627.314 (ndryshim ditor + 0.4%), nga të cilët 51.0% janë meshkuj. Bazuar në rastet e konfirmuara […]

Lexo më shumë