Akuzohet se përdhunonte prej 3 vitesh vajzën e tij, gjykata lë në burg babain

Gjykata e Kurbinit ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Shkëlqim Isufin, babain që akuzohet të ketë përdhunuar prej tri vitesh vajzën e tij.

Seanca në ngarkim të tij u zhvillua me dyer të mbyllura dhe nuk kishte të pranishëm asnjë nga familjarët.

Një deklaratë tronditëse është publikuar dje nga emisioni “Fiks Fare”, ku nëna e vajzës së dhunuar ka telefonuar në redaksinë e “Fiks Fare” duke kërkuar florinjtë e vajzës dhe duke kërcënuar stafin.

“Mbajeni vajzën , dua florinjtë” kështu e nis bisedën nëna e 18-vjeçares së dhunuar seksualisht nga babai i saj për tre vite rresht. Përpos historisë së tmerrshme të abuzimit, rastin e bën më të rëndë fakti që vajza braktiset nga të gjithë ndonëse është viktimë.

Në redaksinë e Fiks fare, kanë mbërritur gjatë këtyre ditëve mesazhe me presione, nga të afërm që e braktisën vajzën pas denoncimit të saj në këtë emision. Ata kërkojnë vazhdimisht që vajza e tyre të kthejë unazën e fejesës, së bashku me dhuratat që i fejuari i ka bërë ditën e lidhjes së tyre.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet