Akuzohet se helmoi vjehrrën/ Flet xhaxhai i vajzës: Janë sajesa, i vunë për dashnorë meshkujt e fisit

Xhaxhai i Marjana Çmetës, vajzës së prangosur pasi akuzohet se helmoi vjehrrën me fotosksinë ka deklaruar sot se mbesa e tij është e pafajshme.

“Familja Lami ka dashur të hedhë baltë mbi vajzën tonë. Fillimisht i vunë për dashnor të gjithë meshkujt e fisit e më pas pasi nuk doli kjo, shpikë këtë histori. Liria ka tentuar edhe një herë të vetëhelmohet vite më parë,” shprehet xhaxhai Selimi.

Duke folur në lidhje më rrëfimin e saj te hoxha, ku thuhet se ekziston një video 27-minutëshe e dërguar në Prokurori, xhaxhai i Marjanës thotë se është sajesë.

“Marjana ka shkuar te hoxha me vjehrrin dhe të vëllain. Ka thënë vetëm kaq: Vjehrrës Zoti ja faltë mëkatet. Jo gjë tjetër. Marjana është një vajzë besimtare ka mbaruar Medresenë dhe preket shpejt nuk mund ta ketë bërë këtë veprim,” ka  thënë xhaxhai.

Të tjera

Abissnet