Akuza ndaj Bashës, Alibeaj për Ballën: Dështuat të përdorni prokurorinë si helm

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, i është përgjigjur akuzave të kreut të grupit parlamentar Taulant Balla për kryedemokratin Lulzim Basha.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Alibej thotë se Balla dhe Rama dështuan të përdorin prokurorinë si helm për shqiptarët, duke i cilësuar akuzat ndaj Bashës qesharake dhe politike.

Postimi i plotë:

“Taulant Bego dhe Edi Avdylaj janë mërzitur shumë. Përpjekja për të përdorur prokurorinë në ngritjen e akuzave qesharake, të cilat ua hodhën me shpejtësi si helm shqiptarëve dhe partnerëve, u kanë dështuar.
Asnjë sajesë dhe askush nuk i pastron dot nga bashkëpunimi me krimin në blerje votash, në marrje, ndarje dhe përfitim pushteti.
Largimi i bandës që ka marrë peng vendin, është më jetik se kurrë për t’i hapur rrugën Shqipërisë si Europa dhe për të ndalur rikthimin e izolimit të vendit.
Asnjë hap pas! Zgjedhje të lira dhe të ndershme. Shqipëria si Europa ✌✌✌”, shkruan Alibeaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet