Akuza arbitrave të Kategorisë së Dytë

Publikuar më 13. 12. 2017 nga Jola Alimemaj

Ngjarja e ndodhur në Përmet ku u sulmua gjyqtari i takimit ka sjellë reagime të shumta pro dhe kundër. Skuadra e Kategorisë së Dytë, Domosdova ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj arbitrave të kësaj kategorie duke theksuar se ata janë të shitur. “Arbitrat janë bërë gangrena më e madhe në futboll, sidomos në Kategorinë e Dytë. Tregohen të njëanshëm dhe favorizojnë një ekip apo një tjetër për një drekë që stafi i njërit apo tjetrit ekip që ju ka dhënë apo për 20 litra naftë.

Tallen me djersën e një ekipi të tërë për ca përfitime qesharake.Më pas degradohet në dhunë siç ndodhi në Përmet. Dhuna është totalisht e patolerueshme, por edhe arbitrat e bëjnë baltë fare. Ndonjëherë me dashje, ndonjëherë për një drekë dhe ndonjëherë tjetër bëjnë gafa dhe arrijmë në dhunë”, është reagimi zyrtar i klubit të Domosdovës. Ngjarje të tilla janë përsëritur vazhdimisht në futbollin shqiptar.