AKU zbulon një fabrikë pijesh dhe detergjentësh kontrabandë në Nikël

Publikuar më 05. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka gjetur një fabrikë pijesh dhe detergjentësh kontrabandë në Nikël .

Mësohet se 20 inspektorët që kanë marrë pjesë në aksion, gjatë kontrolleve kanë zbuluar etiketa të falsifikuara.

Bëhet me dije që pas përfundimit të aksionit, AKU do të dal me një njoftim zyrtar, ku do të jepen detaje në lidhje me fabrikën dhe me aksionin e zhvilluar.