AKU bllokon 762 kg produkte ushqimore të skaduara

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në Pikën e Inspektimit Kufitar në Morinë ka bllokuar 762 kg produkte ushqimore pasi rezultonin të skaduara. Në njoftimin e AKU-së thuhej se gjatë kontrollit inspektorët kanë konstatuar këto mangësi:

1.Produktet nuk përputheshin me dokumentacionin që shoqëronte këtë ngarkesë, konkretisht raport-analizat nuk i përkisnin këtyre produkteve.
2.Në certifikatën e cilësisë së ri-eksportit origjina ishte shkruar Kosovë.
3.Produktet e ngarkesës (majonezë, ketchup, xhel karameli) nuk kishin të shënuara në etiketë numrin e Lott-it dhe datën e prodhimit dhe skadencës
4. Produkti yndyrë gatimi në etiketë kishte të shënuar “preferohet të përdoret para datës 30.03.2016” ndërkohë qe në ambalazh (kapaku i kutisë plastike) kishte të shënuar datën 11.06.2019.

Njoftimi i plotë i AKU:

Janë bllokuar 762 kg yndyrë gatimi e skaduar në Pikën e Inspektimit Kufitar në Morinë.
Ngarkesa me këto produkte ishte nisur nga Kosova dhe pretendohej për ri-eksport në Shqipëri. Inspektorët e AKU-së gjatë kontrollit në kufi kanë konstatuar këto mangësi.
1.Produktet nuk përputheshin me dokumentacionin që shoqëronte këtë ngarkesë, konkretisht raport-analizat nuk i përkisnin këtyre produkteve.
2.Në certifikatën e cilësisë së ri-eksportit origjina ishte shkruar Kosovë.
3.Produktet e ngarkesës (majonezë, ketchup, xhel karameli) nuk kishin të shënuara në etiketë numrin e Lott-it dhe datën e prodhimit dhe skadencës
4. Produkti yndyrë gatimi në etiketë kishte të shënuar “preferohet të përdoret para datës 30.03.2016” ndërkohë qe në ambalazh (kapaku i kutise plastike) kishte të shënuar datën 11.06.2019.
Në bazë të legjislacionit në fuqi, AKU nuk lejoi futjen e këtyre produkteve në territorin e Republikës së Shqipërisë. Me ndryshimet në Kodin Penal që do të miratohen së shpejti masat ndëshkuese ndaj kujtdo që abuzon me sigurinë ushqimore do të jenë tejet të ashpra dhe parashikojnë dënim me burg.

Ngarkesa me produktet ushqimore të skaduara u kthye në vendin nga ishte nisur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet