×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Aktorja e njohur ‘kthehet’ në vendlindje, Delvina zbulon bustin që përkujton Hajrie Rondon

Pas vendimit të Këshillit Bashkiak për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” dhe vendimit për vendosjen e bustit të aktores Hajrie Rondo në qendrën e qytetit, në praninë e qindra qytetarëve delvinjotë, sot është mbajtur ceremonia e zbulimit të bustit të aktores me origjinë nga Delvina.

Artistja lindi më 1 mars të vitit 1951 në Delvinë ku edhe mori formimin bazë. Largohet në Qytetin e Fierit ku pas përfundimit të studimeve në “Institutin e Lartë të Arteve” për aktore ajo do të emërohej pranë teatrit të këtij qyteti ku edhe do të zhvillonte karrierën e saj të gjatë.

Në karrierën e saj shumëvjeçare, artistja për shkak të talentit të saj të rrallë arriti të lëvronte në të gjitha zhanret e artit skenik. Gjithashtu artistja njihet edhe për një numër të konsiderueshëm të roleve të saj që i arriti në kinematografi. Edhe sot e kësaj dite artistja identifikohet me rolin e saj brilant që ka realizuar në filmin artistik “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër” që tashmë ka zënë vend të rëndësishëm në historinë e kinemasë shqiptare. Përveçse një aktore brilante, artistja ka mbajtur edhe funksionin e drejtoreshës së teatrit të Fierit, që në periudhën kur ajo shërbeu u zhvilluan shumë aktivitete dhe festivale të rëndësishme.

Disa nga rolet e saj më të rëndësishëm janë:

Mara, “Vëllezër dhe shokë” 1980

Xifja, “Agimet e stinës së madhe” 1981

Lima, “Nëntori i dytë” 1982

Tana, “Përrallë nga e kaluara” 1987

“Pesha e kohës”, 1988

“Ne dhe Lenini” 2009

Semihaja, Ballkan Pazar 2011 dhe shumë e shumë role të tjerë.

Në maj 2015 Hajrie Rondo u rikthye sërish në skenë me shfaqjen “Seks vetëm për festa” dhe me filmin “Buka” interpretime të cilat i realizoi pas një pauze disavjeçare që ajo bëri për shkak të një beteje me një sëmundje të rëndë. Ajo u nda nga jeta më 9 shtator 2017.

Rondo, u shua në Himarë, në shtëpi, ndërsa pranë vetes kishte të bijën, Klean dhe të shoqin, Kiço që do të shprehej më pas se: “Ishte e ndërgjegjshme deri në çastet e fundit. Madje në mëngjes, rreth orës 9 më la disa porosi. Mu duk se e ndjeu. Tha që t’i kem kujdes fëmijët, ta nderojmë”. Aktorja vuante nga një sëmundje e rëndë, madje dy muaj para vdekjes i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje të vështirë. Ndërsa i shoqi akuzonte autoritetet për indiferentizëm. “Nuk u kujdes askush për të. E harruan të gjithë. E harroi edhe politika. Pati një ndërhyrje kirurgjike të vështirë kohët e fundit. Kush u kujtua për të? Askush!”

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Provokimet e ndyra dhe pa namuz të Mustafa Nanos në emër të Europës

Provokimet e ndyra dhe pa namuz të Mustafa Nanos në emër të Europës

Publikuar më 25.10.2021
 Arben Rrozhani One Man Show e Mustafa Nanos ka titull rilin...

 Arben Rrozhani One Man Show e Mustafa Nanos ka titull rilindas: “Dielli lind andej nga perëndon”. Mustafai nuk e ka për herë të parë skenën e teatrit. Pak vite më parë u ngjit te Teatri Eksperimental, prej majit 2020 skenë e krimit qeveritar, dhe tani po në të njëjtin teatër, të transferuar te AirTurbina. Ka […]

Lexo më shumë

Raporti për vrasjen e kineastes: Arma e shkrepur nga aktori i Hollivudit ishte përdorur për argëtim nga ekipi i filmit

Raporti për vrasjen e kineastes: Arma e shkrepur nga aktori i Hollivudit ishte përdorur për argëtim nga ekipi i filmit

Publikuar më 25.10.2021
Arma mbështetëse që vrau kineasten Halyna Hutchins në një se...

Arma mbështetëse që vrau kineasten Halyna Hutchins në një set filmi në New Mexico ishte përdorur nga anëtarët e ekipit të filmit për argëtim, pretendon një raport i ri. Arma, me të cilën qëlloi Alec Baldwin në xhirimet e filmit “Rust”, madje mund të jetë mbushur me fishekë të drejtpërdrejtë, raporton TMZ. Burime të shumta të […]

Lexo më shumë

Kompozitori Limos Dizdari proteston para zyrës së Ramës: Ma morën Qendrën “DEA” në Ksamil dhe ua kanë dhënë rrugaçëve

Kompozitori Limos Dizdari proteston para zyrës së Ramës: Ma morën Qendrën “DEA” në Ksamil dhe ua kanë dhënë rrugaçëve

Publikuar më 23.10.2021
Kompozitori i njohur Limos Dizdari, ka protestuar ditën e so...

Kompozitori i njohur Limos Dizdari, ka protestuar ditën e sotme përballë Kryeministrisë për atë që ai e quan rrëmbimi e Qendrës Kulturore DEA në Ksamil. Dizdari ka thënë për mediat se gjatë 23 viteve ka investuar rreth 900 mijë euro. Gjatë një interviste për “Fax News”, Dizdari thotë se pushteti ia ka dhënë Qendrën Kulturore disa […]

Lexo më shumë

Aksidenti me Alec Baldwin nuk është i pari, historia e plumbave fatalë në industrinë e filmit me aktorët që u vranë aksidentalisht

Aksidenti me Alec Baldwin nuk është i pari, historia e plumbave fatalë në industrinë e filmit me aktorët që u vranë aksidentalisht

Publikuar më 22.10.2021
Ekziston një histori e plumbave që janë qëlluar në skena fil...

Ekziston një histori e plumbave që janë qëlluar në skena filmash në SHBA – duke përfshirë incidente që rezultuan në vdekjen e aktorëve amerikanë Brandon Lee, 28 vjeçar, në 1993 dhe Jon-Erik Hexum, 26, në 1984. Kujtimet e këtyre aktorëve amerikanë u shfaqën pasi autoritetet konfirmuan të premten herët se pas shkrepjes aksidentalisht të armës […]

Lexo më shumë

Përdori terminologjinë zytare serbe, Instituti Albanologjik riboton librin ku shkruan “Kosovë e Metohi”

Përdori terminologjinë zytare serbe, Instituti Albanologjik riboton librin ku shkruan “Kosovë e Metohi”

Publikuar më 22.10.2021
Instituti Albanologjik së fundmi ka ribotuar një libër të vi...

Instituti Albanologjik së fundmi ka ribotuar një libër të vitit 1951 më këngë popullore shqiptare të Kosovës, por ajo që ka ngjallur reagim në publik është mënyra se si i janë referuar Republikës së Kosovës. Në kopertinën e librit është e shkruar “Kangë popullore shqiptare të Kosovës – Metohisë” duke iu referuar me terminologji serbe […]

Lexo më shumë

“Mjerim diplomatik dhe PR i shëmtuar e provincial”, Arben Manaj: 007-a dhe 099-sha, në një tallava diplomatike

“Mjerim diplomatik dhe PR i shëmtuar e provincial”, Arben Manaj: 007-a dhe 099-sha, në një tallava diplomatike

Publikuar më 11.10.2021
Nuk kisha ndermend te shkruaja per premieren ne Tirane te fi...

Nuk kisha ndermend te shkruaja per premieren ne Tirane te filmit te ri te James Bond, “No time to die”, po te mos me ngacmonte nje mesazh nga Tirana i nje emisioni televiziv per ”CV” e ambasadorit te ri britanik ne Tirane! Provincializmi dhe kompleksi i inferioritetit per kete premiere dhe cdo interesim eshte evident! […]

Lexo më shumë

Shkrimtari nga Afrika, Abdulrazak Gurnah, fiton Çmimin Nobel në Letërsi

Shkrimtari nga Afrika, Abdulrazak Gurnah, fiton Çmimin Nobel në Letërsi

Publikuar më 07.10.2021
Romancieri nga Tanzania, Abdulrazak Gurnah është fituesi i Ç...

Romancieri nga Tanzania, Abdulrazak Gurnah është fituesi i Çmimit Nobel në letërsi për vitin 2021. Gurnah e fitoi këtë çmim me novelën “Parajsa” dhe u vlerësua për analizën e tij të thellë të efekteve të kolonializmit dhe fatit të refugjatëve në hendekun midis kulturave dhe kontinenteve. 83-vjeçari jeton dhe punon në Britaninë e Madhe. Ai lindi […]

Lexo më shumë

Kinemaja ruse shkon në hapësirë, xhirime në ‘Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar’

Kinemaja ruse shkon në hapësirë, xhirime në ‘Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar’

Publikuar më 01.10.2021
Valixhet e tyre përgatiten nga dy përfaqësues të ‘Artit të S...

Valixhet e tyre përgatiten nga dy përfaqësues të ‘Artit të Shtatë’ për të vizituar hapësirën për dhjetë ditë. Aktorja ruse, Yulia Perslind me sy ekspresiv të gjelbër dhe regjisori rus, Klim Sipenko, do të udhëtojnë të martën, 5 tetor, në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, me anijen kozmike “Soyuz MC-19. Së bashku me dy artistët rusë, do […]

Lexo më shumë