
Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një nga çiftet më të komentuara jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Turqi. Së fundmi aktori turk është kthyer në qendër të vëmendjes së portaleve turke, për shkak të një dhurate luksoze që i ka bërë partneres së tij dhe vetes.
Sipas mediave ai ka blerë dy makinë luksoze, të cilat në total kanë kushtuar 3 milionë lira turke. Thuhet se Tolgahan ka blerë modelin më të fundit të një makine xhip, që kushton 1 milion e 700 mijë lira turke dhe të njëjtin model makine ka marrë edhe për Almedën. Ndërsa makina e re e aktore shqiptare kushton 1 milionë e 300 mijë lira turke dhe në targa mban inicialet e emrave të tyre dhe djalit ETA (Efehan, Tolgahan dhe Almeda).
Kujtojmë se dyshja e njohur janë martuar në 2017-tën dhe u bënë prindër vitin e shkuar.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply