Aktori turk bën gabimin e pafalshëm gjatë xhirimit të serialit të famshëm (Foto)

Vijon xhirimi i serialit shumë të ndjekur në Turqi dhe Shqipëri, edhe pse aktori protagonist ka ndryshuar këtë sezon. Bëhet fjala për serialin “Ertugrul”, i cili ka nisur në tetor të këtij viti sezonin e tij të gjashtë.

Siç është parë në këtë sezon seriali ka pësuar shumë ndryshime, duke nisur nga titulli dhe aktorët.

“Kurulus Osman” është titulli i ri i këtij sezoni dhe rolin kryesor e luan aktori shumë i dashur për publikun, Burak Ozçivit. Ky serial ka patur një sukses shumë të madh dhe shikueshmëri të lartë, mirëpo nuk kanë munguar gabimet.

Fansat kanë kapur një detaj shokues te aktori, i cili shfaqet teksa në brez mban një telefon, që nuk shkon absolutisht me serialin.

Por kjo harresë apo gabim i tij, tashmë po bën shumë bujë në mediat turke dhe po komentohet shumë në rrjetet sociale.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet