Aktori i famshëm kapet me armë në aeroport

Aktori i famshëm, David Henrie është ndaluar në aeroportin e Los Anxhelos, pasi policia ka konstatuar se ai kishte me vete një armë zjarri. Menjëherë pas bërjes publike të lajmit 29-vjeçari ka reaguar në rrjetet sociale, ku ka kërkuar falje dhe njëkohësisht falenderon autoritetet që e ndaluan.

David tha se ndihej “i turpëruar dhe i sikletosur” pas incidentit që i kishte ndodhur dhe deklaron se nuk e kishte marrë armën me vetë për ndonjë qëllim të keq.  Arma e tij, e raportuar si pistoletë 9 mm, ishte e mbushur kur u gjet në valixhe në terminalin 2 të aeroportit, rreth orës 09.05, ditën e hënë.

Ndonëse ajo ishte armë me leje, Henrie nuk mund ta kalonte atë fshehurazi në aeroport, tha një zëdhënës i policisë.

29-vjeçari u bë i famshëm në serialin televiziv “Wizards of Waverly Place” së bashku me këngëtaren Selena Gomez. Fituesi i çmimit “Emmy” ka realizuar më shumë se 100 episode në “Disney”, nga viti 2007 në vitin 2012.

Aktori është i njohur edhe për një numër filmash dhe rolesh episodike në filma si “How I Met Your Mother” dhe “Arrested Development”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet