Aktori akuzohet për ngacmim seksual, Steven Seagal e mohon

Në vorbullën e denoncimeve për ngacmim seksual është përfshirë edhe një ndër emrat më të njohur të filmave aksion hollivudian.
Steven Seagal është aktori i akuzuar nga aktorja Rachel Grant. Grant thotë se ai e ka sulmuar seksualisht atë në një dhomë hoteli në Sofje të Bullgarisë gjatë xhirimeve të filmit “Out for a kill”, në vitin 2002.
“Hyri në dhomën time menjëherë sapo regjisori i filmit u largua. Më sulmoi menjëherë, më grisi këmishën dhe më hodhi në krevat me forcë. Nisi të zbërthente pantallonat dhe më pas, kur pa që unë po qaja, kërkoi ndjesë dhe u largua”, thotë Rachel.
Akuzat e aktores, që ka luajtur edhe tek “Die Another Day” janë mohuar nga Steven Seagal përmes përfaqësuesve të vet ligjorë.
“Klienti ynë mohon çdo akuzë dhe kontakt të tillë me zonjën Grant. Nuk ka patur dhe nuk ka ndodhur asnjëherë që klienti ynë të jetë përfshirë në një sulm të tillë në Sofje në 2002”, thuhet në reagimin e përfaqësuesve të aktorit dhënë për BBC.
Ky nuk është zëri i parë që akuzon Seagal për sulme të tilla. Eva LaRue e ka akuzuar më herët se e ka përdhunuar në banesën e tij në Kaliforni, po ashtu edhe Jenny McCarthy, ndërsa Portia de Rossi është rrëfyer sesi në një moment aktori është zhveshur në sy të saj dhe Ellen Degeneres.

Të tjera

Abissnet