Aktivitetet në Tiranë për Ditën e Verës, si ndryshon drejtimi i qarkullimit të mjeteve

Tirana do të presë nesër Ditën e Verës. Argëtim, sport, muzikë, produkte artizanale, ushqim i shëndetshëm, janë ato që do të ofrojë kryeqyteti për të gjithë qytetarët që do të zgjedhin Tiranën për të kaluar festën. Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh që nisin që në orët e para të mëngjesit dhe për të përfunduar në mesnatë.
Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa prej rrugëve, ku janë planifikuar zhvillimi i aktiviteteve.
1. Nga ora 07:00 deri në orën 19:00 në segmentin e blv. “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi me rrugën “Myslym Shyri” deri blv. Zhanë D’Ark.
– Për këtë segment qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit, do të bëhet si më poshtë:
– Në rrugën “Myslym Shyri” në kryqëzimin me blv. “Dëshmorët e Kombit”, drejtim i detyruar majtas, sipas sensit të lëvizjes.
– Në blv. “Zhanë D’Ark”, drejtim i detyruar drejt-majtas, sipas sensit të lëvizjes.
2. Nga ora 00:00 deri në orën 24:00 në segmentin e blv. “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi me blv. “Bajram Curri” deri rrugën “Ismail Qemali”.
Për këtë segment qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet si më poshtë:
– Në blv. “Bajram Curri” në kryqëzim me blv. “Dëshmorët e Kombit”, drejtim i detyruar drejt-majtas, sipas sensit të lëvizjes.
– Në rrugën “Ismail Qemali” me blv. “Dëshmorët e Kombit”, drejtim i detyruar drejt-majtas, sipas sensit të lëvizjes.
3. Nga 00:00 e datës 14 Mars deri në orën 04:00 të datës 15 Mars në segmentin e rrugëve; “Pjetër Bogdani” nga “Ibrahim Rugova” deri “Sami Frashëri”; “Brigada VIII”; “Ibrahim Rugova” nga kryqëzimi me blv. “Bajram Curri” deri me rrugën “Ismail Qemali”.
Për këto segmente qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet si më poshtë:
– Në blv. “Bajram Curri” në kryqëzim me “Ibrahim Rugovën”, drejtim i detyruar drejt, sipas sensit të lëvizjes.
– Në rrugën “Ismail Qemali” në kryqëzim me “Ibrahim Rugovën”, drejtim i detyruar drejt-majtas, sipas sensit të lëvizjes.
4. Mjetet e transportit publik me itenerar në blv. “Dëshmorët e Kombit” do të devijohen në rrugët “Ibrahim Rugova”- blv. “Gjergj Fishta” – “Sami Frashëri” për të vazhduar në sheshin Willson për njërin drejtim. Për drejtimin tjetër, nga sheshi Willson – “Sami Frashëri” – blv. “Bajram Curri” – ura e Rr. “Elbasanit” për të vazhduar në rrugën “George W. Bush”.

Të tjera

Abissnet