Aktivistja e njohur: Do t’i zhduk nga miqësia në “Facebook” ato që bënë operacione plastike

Identifikimi i vajzave dhe grave në rrjetet sociale me buzët që kanë mbushur me silicon, me dekoltetë që fshehin poshtë protezat e gjinjve, me të pasmet e fryra si dikur topat 100, shpesh ka bërë të vërë buzën në gaz shumëkënd.  Modele si ato q mbushin skenat dhe ekranet po kopjohen gjithnjë e më shumë nga gra të panjohura dhe nga adoleshente që sapo kanë shkëmbyer puthjen e parë. Dhe në pamundësi si modelet e tyre për ti shfaqur mrekullitë e kirurgjisë plastike në ekrane një pjesë e madhe e kolonisë së seksit të dobët i demonstrojnë ndryshimet e tyre fizike në facebook dhe instagram. Pikërisht kjo e ka bërë feministen e njohur Sevim Arbana të lëshojë një thirrje kontraverse. “Si feministe qe jam, do te ndërmarr nje hap drastik në fb. Te gjitha femrat që pozojnë me buzët si viç përpara, jo ashtu siç ua ka bërë nëna e babai, shkenca e hatashme me ermin gjenetike, do t’i zhduk nga miqësia”. Znj. Arbana e ka bërë këtë thirrje dëshpërimi sepse ajo pretendon se miqësia me këto lloj grash nuk është asgjë më shumë sesa fyçkëllëk. Sipas konceptit të saj prej militante të pastër të feminizmit bukuria e “seksit të dobët” nuk varet nga buzët, gjoksi dhe B, por nga truri dhe shpirti. Nuk dihet sesa do jetë dakord me këtë idenë e fundit pjesa mashkullore e miqve të Sevim Arbanës në Facebook, por thirrja e saj për të fshirë nga rjetet sociale imazhet e rreme plot silicon nuk është një nismë që nuk duhet marrë parasysh –  raporton portali Lapsi. E si të mos mjaftonin vajzat e ekraneve apo shoubizit,  fyçkëllëkut të portretizuar nga Arbana nuk i shpëtojnë as funksionarë të rëndësishëm, siç është rasti i drejtores së komanduar të burgut të grave që ka botuar nëpër portale “foto seksi”, qëndrime këto krejtësisht joetike për detyrën dhe pozicionin, të cilat e bëjnë qesharake figurën e zyrtarit të shtetit.

/D.Xh/ 

 

Të tjera

Abissnet