Aksioni i policisë në Elbasan/ Hoxha: Ky është vetëm fillimi, ja çfarë pritet të ndodhë

Publikuar më 21. 09. 2017 nga Bleona Metushi

Gazetari investigativ Artan Hoxha pas deklaratave të djeshme në lidhje me gjendjen në qytetin e Elbasanit, ka dhënë ditën e sotme pas aksioneve një tjetër paralajmërim.

Ai tha për ‘News 24’ se ky operacion është vetëm fillimi, pasi pritet të ketë të tjera arrestime. Po ashtu ai theksoi se ky qytet ngelet problematik sa i takon rrjetet të trafikut të drogës, si dhe për vrasjet që kanë ndodhur kohët e fundit, ku si motiv kanë këtë veprimtari.

“Drejtoria e Policisë së Shtetit sot është nisur drejt Elbasanit për aksion, ku morën pjesë RENA, Forcat Operacionale dhe FNSH, në mënyrë që të ketë goditje të menjëhershme dhe në një skenë, duke marrë shkas nga situata që është krijuar këto dy vitet e fundit në këtë qytet.

Është kërkuar një koordinim me Prokurorinë e Krimeve të Rendë dhe me grupe të posaçme, për të koordinuar veprimet në mënyrë që të ketë veprime intensive për të kontrolluar grupet kriminale të organizuara. Kanë ndodhur një seri vrasjesh në Elbasan këto kohë.

Ndryshimi i grupit që kontrollon botën e errët në Elbasan, çoi në një situatë problematike këtë kohë për policinë, pasi punonjës policie janë sulmuar publikisht. Mendohet që policia e Elbasanit të mbështet edhe nga Forcat Speciale, meqë është edhe afër kryeqytetit. Ky është vetëm fillimi, pasi pritet që në ditët në fillim të ketë operacion tjetër dhe arrestime”, tha Artan Hoxha.