Aksioni i Policisë gjatë natës, kapet shoferi i dehur: Mos lëviz nga… (VIDEO)

Publikuar më 14. 01. 2018 nga Xhentila Gjoshi

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar edhe gjatë mbrëmjes së shkuar aksionin për kontrollin e drejtuesve të mjeteve. Të vendosur pranë Muzeut Historik Kombëtar, një patrullë policësh i hoqën lejen e drejtimit të mjetit një shoferi.
Në videon e shpërndarë nga policia shihet momenti kur polici i afrohet shoferit dhe i kërkon të mos e zgjasin shumë procedurën.
Pasi i tregon mënyrën se si duhet të veprojë me aparatin e matjes së sasisë së alkoolit, shoferi nis të fryjë dhe rezultoi të kishte konsumuar alkool mbi normën e lejuar, 0.24 mg/l.
Polici e ka ftuar të mos lëvizë nga mjeti deri në përfundim të procedurave përkatëse, ndërsa e njohu edhe me masën e bllokimit të lejes së drejtimit.