×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Aksioni antikontrabandë, Kokëdhima dënon deklaratën e Borrell: Kosova është shtet i pavarur dhe nuk merr leje askund për zbatimin e ligjit në territorin e saj

Kreu i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, e cilësoi aksionin e sotëm antikontrabandë të policisë së Kosovës një detyrë institucionale të qeverisë për kontrollin e territorit dhe zbatimin e ligjit në çdo pëllëmbë të vendit, dhe dënoi deklarimet e Beogradit, që trimërojnë elementët kriminalë në veri të Kosovës.

Kokëdhima e cilësoi të papranueshme deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, se veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara të qeverisë së Kosovës janë të papranueshme, duke u shprehur se ajo dukej sikur ishte shkruar në Beograd e jo në Bruksel.

Reagimi i Kokëdhimës

Operacioni policor anti-kontrabandë i realizuar sot në Kosovë, fatkeqësisht, la 4 policë të lënduar pas sulmeve të banorëve serbë, të trimëruar nga politika anti-shqiptare e Beogradit, që qëndron pas çdo veprimi antiligjor të elementëve kriminalë në Republikën e Kosovës.

Fakti se mes të arrestuarve për kontrabandë ishin më shumë shqiptarë dhe vetëm një serb e një boshnjak, tregon se ajo që ndodhi sot, nuk ishte sulm kundër serbëve apo etnive të tjera, por një detyrë institucionale e qeverisë për kontrollin e territorit dhe zbatimin e ligjit në çdo pëllëmbë të Kosovës.

Deklarata e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, se “veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara të qeverisë së Kosovës janë të papranueshme”, është e dëmshme, kundër popullit të Kosovës e paqes në Ballkan dhe dukej sikur ishte shkruar në Beograd e jo në Bruksel.

Kosova, edhe pse jo e njohur ende nga Spanja e z.Borrell dhe 4 vende të tjera të BE-së, është shtet i pavarur nga 17 shkurti 2008, dhe nuk merr leje askund për zbatimin e ligjit në territorin e saj. Aq më shumë të negociojë me Serbinë apo BE-në për luftën ndaj krimit të organizuar dhe kontrabandës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Hapet kufiri Kosovë-Shqipëri, kalimi pa asnjë kontroll policor gjatë fundjavës (VIDEO)

Hapet kufiri Kosovë-Shqipëri, kalimi pa asnjë kontroll policor gjatë fundjavës (VIDEO)

Publikuar më 25.06.2022
Sot ka nisur zbatimi i marrëveshjes për hapjen tërësore të k...

Sot ka nisur zbatimi i marrëveshjes për hapjen tërësore të kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë, kështu që çdo fundjavë gjatë sezonit veror në pikat kufitare nuk do të ketë asnjë ndalim për kontroll dokumentesh apo policor. Kjo është bërë e ditur gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive që u mbajt më 20 qershor 2022 […]

Lexo më shumë

Shoferi përplaset me trafikndarësen në Maliq, plagoset rëndë bashkë me pasagjerin

Shoferi përplaset me trafikndarësen në Maliq, plagoset rëndë bashkë me pasagjerin

Publikuar më 25.06.2022
Mesditën e sotme ka ndodhur një aksident në fshatin Pirg të ...

Mesditën e sotme ka ndodhur një aksident në fshatin Pirg të Maliqit, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën. Shoferi ka pësuar dëmtime të shumta në trup dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Tyrbes së fshatit Pirg vetëm pak […]

Lexo më shumë

Kaos në rrugët e SHBA-ve, protestuesit që mbështesin abortin djegin flamurin amerikan (PAMJET)

Kaos në rrugët e SHBA-ve, protestuesit që mbështesin abortin djegin flamurin amerikan (PAMJET)

Publikuar më 25.06.2022
Protestuesit pro abortit në Uashington, D.C. dogjën flamurin...

Protestuesit pro abortit në Uashington, D.C. dogjën flamurin amerikan të premten mbrëma pas vendimit të Gjykatës së Lartë të SHBA-së për të shfuqizuar të drejtën ligjore 50-vjeçare të grave për abort. Protestuesit dogjën flamurin amerikan pranë kryqëzimit të D St. NW dhe 7th St SW në Uashington, D.C, raporton foxnews. Protesta ka pasur edhe në qytetin e New […]

Lexo më shumë

Edvin Prifti akuzon: Më sollën një mjek të ri te QSUT, nga fisi i këtyre të drejtësisë, që të operonte si i pari, unë thashë jo

Edvin Prifti akuzon: Më sollën një mjek të ri te QSUT, nga fisi i këtyre të drejtësisë, që të operonte si i pari, unë thashë jo

Publikuar më 25.06.2022
Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur dje të lërë në fuqi p...

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur dje të lërë në fuqi pezullimin nga detyra të mjekut Edvin Prifti, deri në shkurt të vitit 2023. Ai është nën hetim dhe sipas togave të zeza, nuk mund të veshë përparsen e bardhë sepse mund të prishë provat. Mjeku zbulon për herë të parë dhe një rast që […]

Lexo më shumë

Ndërtimet pa leje për strehim, Gjykata Kushtetuese shfuqizon nenin për llogaritjen e gjobës

Ndërtimet pa leje për strehim, Gjykata Kushtetuese shfuqizon nenin për llogaritjen e gjobës

Publikuar më 25.06.2022
Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar një pikë të Ligjit “Për pl...

Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar një pikë të Ligjit “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, në pjesën që parashikon dënimin me gjobë për kryerjen e punimeve pa leje për plotësimin e nevojave për strehim pasi ajo nuk respekton parimin e proporcionalitetit. Vendimi është marrë nga Gjykata këtë javë, pasi ajo mori në shqyrtim në seancë plenare […]

Lexo më shumë

Berisha: Gjuha politike e Ramës, e padenjë për një shtetar

Berisha: Gjuha politike e Ramës, e padenjë për një shtetar

Publikuar më 25.06.2022
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon kryeministrin Rama se p...

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon kryeministrin Rama se përdor një gjuhë të padenjë për një shtetar. Duke iu referuar përplasjes me zyrtarët bullgarë, Berisha shkruan se “nuk është hera e parë që komunikimi, fjalori dhe etika e Edi Rama, brenda dhe jashtë Shqipërisë, eshte e padenje dhe ordinere”. Postimi i Berishës Gjuha politike e Rames e padenje […]

Lexo më shumë

Rama takon Hasijen në Austri: U lumturova shumë që e takova, jam dakord me kryetarin

Rama takon Hasijen në Austri: U lumturova shumë që e takova, jam dakord me kryetarin

Publikuar më 25.06.2022
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Wachau të Austrisë. Ai ...

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Wachau të Austrisë. Ai njofton se sapo ka përfunduar një takim me kancelarin Austriak, por në përfundim të këtij takimi, Rama ka hasur në një grua shqiptare nga Maqedonia e Veriut. Ai shprehet se Hasija e ka përshëndetur në shqip. Ndërsa kjo e fundit thotë që ndihet shumë e lumtur […]

Lexo më shumë

Gjendet në rezervuar trupi i 67-vjeçarit, familja e kërkonte prej ditësh

Gjendet në rezervuar trupi i 67-vjeçarit, familja e kërkonte prej ditësh

Publikuar më 25.06.2022
Trupi i një 67-vjeçari është gjetur pa shenja jete sot në re...

Trupi i një 67-vjeçari është gjetur pa shenja jete sot në rezervuarin e Hecit. Policia bën me dije se viktima është shtetasi D. B., 67 vjeç, banues në Prrenjas. Familja e tij prej ditësh e kërkonte dhe djali kishte bërë dhe kallëzim në polici për zhdukjen e të atit. “Më datë 23.06.2022, është gjetur nga familjarët pa […]

Lexo më shumë