Aksidentohet në punë, humbet jetën shqiptari në Itali (Emri)

Një tjetër aksident tragjik i ka marrë jetën një shqiptari në Itali. 45-vjeçari shqiptar humbi jetën pas një aksidenti në vendin e punës.

Mediat italiane raportojnë se viktima është Sokol Rahshta dhe se ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë, por se shqiptari ndërroi jetë sot në spital.

Mësohet se 45-vjeçari Rahshta u rrëzua nga shkallët nga një lartësi 3 metra, ndërsa po punonte edhe me disa punëtorë të tjerë për të larguar disa penë të rrëzuara nga era e fortë te një çerdhe në Pistoia.

Shqiptari u dërgua me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor, por Sokol Rahshta nuk mundi t’i mbijetoj plagëve të marra, pasi ai kishte pësuar fraktura në kafkë.

Shkaqet e incidentit janë të paqarta, ndërsa mediat italiane raportojnë se nuk përjashtohet mundësia që shqiptari të jetë rrëzuar nga shkallët për shkak të ndonjë sëmundje, duke bërë që ai të humbiste ndjenjat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet