Aksidentohet në punë, humb jetën shqiptari në Zvicër

Një tjetër shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në vendin e punës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Zvicër, ku 58-vjeçari ka rënë nga një lartësi.
Mediat zvicerane raportojnë se viktima ishte kosovar dhe punonte në ndërtim në Nänikon, Komuna Uster, Kantoni i Cyrihut.

58-vjeçari ka rënë nga një lartësi 3 metra.

Me gjithë ndërhyrjes së menjëhershme, shtetasi kosovar nuk ka mbijetuar duke humbur jetën në vendin e aksidentit.

Mediat shkruajnë se shqiptari ishte duke punuar në rrënim të një objekti, kur, nga shkaqe ende të panjohura, është rrëzuar. Si pasojë e rënies 58-vjeçari ka pësuar lëndime të rënda kokë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet