Aksidentohet familja shqiptare në Itali

Publikuar më 19. 06. 2017 nga Denis Tahiri

Një familje shqiptare është përfshirë në një aksident të rëndën në Itali, ndërsa ishin duke udhëtuar me makinën e tyre në autostradën e Villadallettos në Saluzo.

Mjeti i drejtuar nga kryefamiljari është përplasur me një makinë tjetër dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur, ai vet, bashkëshortja e tij si dhe dy fëmijët e tyre 10 dhe 7 vjeç.

Autoritetet italiane kanë bërë me dije se familja shqiptare është dërguar menjëherë në spital, ndërkohë që gjendja shëndetësore e dy fëmijëve është e rëndë.

Në makinën tjetër të përfshirë në aksident, ndodhej një çift i ri, për të cilët mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

/D.T/