Aksidentohet efektivja e policisë (Foto-Emri)

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Vlorë, ku efektivja e paraburgimit ka mbetur e plagosur si pasojë e përplasjes.

Elmira Binaj është efektivja që ka mbetur e plagosur në një aksident rrugor. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në rrugën e varrezave të qytetit të Vlorës.

Një automjet që po vinte nga Llakatundi dhe që dyshohet të ketë qenë me shpejtësi tej normave të lejuara, është përplasur me mjetin ku ndodhej efektivja Binaj.

Makina e saj ishte e ndaluar në momentin e aksidentit. E plagosura është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet