Aksidentohet avioni me 56 pasagjerë, bën ulje emergjente (FOTO)

Publikuar më 10. 11. 2017 nga Elidona Syla

Një avion me 56 persona në bord është aksidentuar ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në aeroportin e Belfastit në Irlandën e Veriut.

“Daily Mail” shkruan se pas ngritjes nga aeroporti, pilotët vunë re një defekt në pjesën e parë të avionit dhe për gati një orë tentuan në ajër të riparonin problemin, ndërsa më pas vendosën të kryejnë ulje emergjence me vetëm 2 nga tre rrotat e avionit.

Por pavarësisht vështirësisë që u doli përpara, pilotët arritën që të kryenin uljen në pistë. Fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar nga ana e pasagjerëve dhe personelit të avionit.