Aksidentohen dy fëmijë të mitur në Tiranë

Publikuar më 01. 06. 2017 nga Denis Tahiri

Një vajzë e mitur mësohet të jetë aksidentuar një ditë më parë pranë urës “Vasil Shanto”.

Ndërkohë burime pranë policisë bëjmë me dijes e materialet i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasi K.XH, 22 vjeç, pasi dyshohet se ka aksidentuar me mjetin e tij “Benz” të miturën 6-vjeçare.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme një tjetër aksidenti ku është dëmtuar një fëmijë 5-vjeçarë ka ndodhur në kryeqytet.

Sipas informacioneve, 5-vjeçari është dërguar në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë është arrestuar në flagrancë shtetasi K.N. 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka aksidentuar të miturin me mjetin e tij tip “Benz”.

/D.T/