Aksidenti tragjik në Korçë, viktimat babë e bijë (Emrat)

Një aksident i rëndë është raportuar në Korçë, ku për pasojë kanë ndërruar jetë dhe dy persona.

Deri më tani policia lokale bën me dije se janë përplasur dy automjet, ku njëra prej makinave ka përplasur dy këmbësorë, babë e bijë, të cilët kanë ndërruar jetë.

Viktimat janë shtetasi Sokol Hoxha, 33 vjeç dhe vajza e tij 6 vjeçare P. Hoxha.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të unazës së qytetit dhe dyshohet se 33-vjeçari dhe e vajza e mitur po ecnin në trotuare në ato momente.

Dyshohet se shpejtësia e lartë, të ketë qenë shkak i përplasjes së dy makinave dhe polica ka shoqëruar dy drejtuesit e automjeteve, përkatësisht Petrit Kupen dhe Laurenc Pallashin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet