Aksidenti në aksin Levan-Tepelenë, zbardhet emri i viktimës dhe dy të plagosurve

Policia ka zbuluar emrat e personave të aksidentuar sot në aksin Levan-Tepelenë.

Viktimë në këtë aksident ka mbetur shtetasi Shkëlqim Bregu. Ndërsa kanë mbetur të plagosur rëndë shtetasit Taulant Hoxha 32 vjeç dhe Elison Cane, 35 vjeç.

Raportohet se furgoni i aksidentuar ishte i mbushur me bombola të vogla gazi, çka ka bërë që në vendngjarje të shkojë edhe zjarrfikësja.

Njoftimi i policisë:

Si pasojë e aksidentit në aksin rrugor Levan – Tepelenë, dy shtetasit e dëmtuar janë:

Taulant Hoxha 32 vjeç, banues në Tiranë

Elison Cane, 35 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi që ndërroi jetë është shtetasi Shkëlqim Bregu, 58 vjeç, banues në Përmet.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet