Aksidenti i rëndë i merr jetën 19-vjeçarit shqiptar në Itali (Emri-Foto)

Një tjetër i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident fatal të ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali. Mediat italiane raportojnë se një 19-vjeçar ka humbur jetën pasi motori i tij u përplas nga një furgon.

Aksidenti ndodhi rreth orës 09:30 në Valverde di Cesenatico në Itali, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasi Ledio Cërriku, 19 vjeç.

Sipas hetimeve paraprake, furgoni i drejtuar nga një 37 vjeçar italian i preu rrugën motorit, edhe pse kishte vendosur skafandër, Ledio Cërriku nuk mundi t’i mbijetonte përplasjes.

“Ishte ora 9:30, 19-vjeçari po udhëtonte përmes Piaggio Liberty 50 përmes Bramante në drejtim të Cesenatico, në drejtim të kundërt erdhi një furgon Fiat Ducato i drejtuar nga një 37-vjeçar banor i kodrave Cesena, i cili u kthye majtas, duke u përplasur me skuterin. Përplasja ishte e shumë e fuqishme dhe djali që mbante skafandër vdiq menjëherë. Skuteri u mbërthye nën rrotën e majtë të furgonit, ndërsa djali i ri u rrëzua dhunshëm në asfalt”, sqaron autoritetet.

Mediat italiane shkruajnë se djali ka punuar si ndihmës kuzhinier në një restorant në Pinarella dhe se jetonte me vëllain e tij disa hapa larg zonës së aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet