Aksidenti i eskortës kryeministrore. Fouristrada e Ramës e hedhur në kanal (FOTO + VIDEO)

Publikuar më 27. 11. 2017 nga Dionis Xhafa

Dy prej automjeteve të eskordës së makinave që shoqëronin kryeministrin Edi Rama drejt Korçës ku dhe pritet të mbahet mbledhja mes dy qeverive, janë përfshirë në një aksident.

Ngjarja ka ndodhur pak momente më parë në afërsi të fshatit Vashtmi. Automjetet e eskordës janë përplasur me një mjet taksi tip “Opel”. Në makinën zyrtare udhëtonte një prej shoferëve dhe truprojës së kryeministrit të cilët dyshohet se janë plagosur. Ata u dërguan në spitalin e Korçës, ku do marrin edhe kujdesin e nevojshëm shëndetësor.