Aksident i trefishtë në Kinostudio, makina përmbyset afër karburantit

Publikuar më 14. 02. 2018 nga Xhentila Gjoshi

Dy automjete dhe një motor janë përplasur mëngjesin e sotëm në zonën e Kinostudios ngjitur me komisariatin e Policisë Rrugore.
Njëra prej makinave të përfshira në aksident është përmbysur në rrugë, shumë pranë një karburanti.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet e ditur se si drejtuesit e mjeteve, ashtu edhe ai i motorit kanë marrë plagë të lehta.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton se kush prej tyre ishte shkaktari i aksidentit të trefishtë.