Aksident tragjik në Korçë, policia arreston dy shoferët (Emrat)

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Korçë, ku babë e bijë mbetën të vdekur, pasi u përplasën teksa po ecnin në trotuare, ka ardhur dhe shoqërimi i dy shoferëve të automjeteve.

Viktimat e aksidentit ishin, Sokol Hoxha, 33 vjeç dhe vajza e tij e mitur P. Hoxha, 6 vjeçe.

Nga njoftimi paraprak policia bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur në afërsi të unazës së qytetit. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas kanë përplasur dhe dy këmbësorët të cilët po kalonin në trotuar.

Gjithashtu policia theksoi faktin se janë shoqëruar në Komisariat edhe dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë përgjegjës për aksidentin fatal.

Të shoqëruarit janë shtetasit Petrit Kupen dhe Laurenc Pallashin.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë, i cili mori jetën e dy personave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Shqipëri, narko shtet

Revista politike “Spiegel” raporton për sjelljen alarmante të qeverisë  socialiste në Shqipëri, me kryeministër Edi Ramën dhe ministër Lleshajn etj….

Abissnet