Aksident tragjik në Itali, humb jetën shqiptarja, nënë e 5 fëmijëve

Publikuar më 29. 10. 2017 nga Eno Shkëmbi

Një grua shqiptare, nënë e 5 fëmijëve, ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e djeshme në Breshia, pasi është përplasur nga një makinë tip “Ford Focus”.

Shqiptarja e identifikuar si Elvira Hoxhaj, 40-vjeçe, ishte dërguar me urgjencë në spital, por pa ia dalë të fitojë betejën me vdekjen.

Autori i aksidentit, një italian 40-vjeçar është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke e lënë shqiptaren përtokë. Por policia është vënë menjëherë në ndjekje të tij duke e arreastuar.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me aksidentin e ndodhur në një rrugën pa ndriçim, ndërsa italiani i arrestuar akuzohet për “vrasje në rrugë”, siç i cilëson kodi penal italian, aksidentet kur shoferi largohet nga vendi i ngjarjes.