Aksident tragjik në Itali, humb jetën shqiptari

Publikuar më 14. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, ku ka humbur jetën kamionisti  48-vjeçar, me origjinë shqiptare, i cili ishte rezident në Gjermani.

Sipas mediave italiane shqiptari ka humbur jetën në një aksident të rëndë në autostradën A22 në Brennero të Italisë, gjatë mëngjesit të sotëm, rreth orës 7:30.

Mësohet se në vendin e ngjarjes shkuan me urgjencë dy ambulanca dhe një helikopter, por shqiptari kishte ndërruar jetë në vend.