Aksident te Unaza e Re, krijohen radhë automjetesh

Një aksident raportohet të ketë ndodhur sot në Unazën e Re pranë Kopshtit Botanik në Tiranë.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Për pasojë janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për të plagosur.

Si pasojë e aksidentit janë krijuar radhë të gjata automjetesh.

Ende nuk ka të tjera detaje mbi ngjarjen, ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur edhe policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet