Shkozet. Aksident, përplaset për vdekje 50-vjeçari

Publikuar më 12. 01. 2018 nga Eno Shkëmbi

Një aksident ka ndodhur dje në mbrëmje mbikalimi i Shkozetit në Durrës.

Një 50-vjeçar, i cili nuk është identifikuar, është aksidentuar rreth orës 00:30 në lagjen numër 14.

Dyshohet se viktima po kalonte rrugën kur është përplasur për vdekje nga një mjet që ka ikur me shpejtësi nga vendngjarja.