Aksident/ Plagosen tre persona në aksin Elbasan-Peqin, mes tyre një fëmijë

Një aksident rrugor ndodhi sot në mbrëmje në aksin Elbasan-Peqin, ku për pasojë mbetën të plagosur tre persona.

Më konkretisht, një mjet tip “Skoda” është përplasur me një furgon tip “Benz”, çka solli dëmtimin e drejtuesit të mjetit dhe dy pasagjerëve, përfshi një fëmijë.

Njoftimi i Policisë së Elbasanit:

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Përparim, mjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin R.M., 29 vjeç,  banues në Fier, është përplasur me mjetin furgon  tip “Benz”, me drejtues shtetasin A.K..

Si pasojë e aksidentit janë lënduar drejtuesi i mjetit fugon  dhe dy pasagjerët shtetasit L.S., 28 vjeç,  dhe  F.H., rreth 6 vjeç,  të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet