Aksident në Lezhë, humb jetën drejtuesi i motorit

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot te “Kryqëzimi i Balldrenit” në Lezhë.

Nga informacionet e paraprake bëhet me dije se një automjet është përplasur me një motor.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit, Zef Stenaj, 61-vjeç.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i Balldrenit”,  mjeti me  drejtues shtetasin  M.Sh., është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Z.S., 61 vjeç,banues  në Torovicë, Lezhë, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit M.Sh.,është shoqeruar në ambjentet e  Komisariatit të Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme

Grupi hetimor vazhdon veprimet  në vendngjarje për sqarimin e rrethanave  të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet