Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, rëndohet trafiku (Foto)

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën paraditen e sotme në autostradën Tiranë Durrës. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se aksidenti ka ndodhur para pak minutave, ndërsa nuk dihet nëse ka të plagosur.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, ndërsa siç shihet edhe në fotot e siguruara nga “Shekulli”, njëra nga makinat ka dalë nga rruga duke përfunduar pak metra jashtë autostradës.

Automjetet e përfshira në aksident, janë të llojit “Peugeot”.

Aksidenti ka sjellë edhe rëndimin e trafikut me autostradë, ku ka krijuar radhë të gjatë të automjeteve që lëviznin në drejtim të Durrësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet