Aksident me vdekje në Lushnje

Një aksident me vdekje është raportuar pak minuta më parë në Lushnje, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.

Deri më tani mësohet se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Tre Urat” në Çermë.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës, por bëhet me dije se drejtuesi i automjetit është arratisur nga vendi i ngjarjes.

Policia ka shkuar në vendin ku ka ndodhur aksidenti dhe po punon për zbulimin dhe arrestimin e autorit.

Divjakë

Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:10, në aksin rrugor “Tre urat-Çermë”, një automjet tip “Fuoristradë” dyshohet se ka përplasur shtetasin F.M, 64 vjeç, nga Zhamë Sektor, i cili ka qenë duke udhëtuar me biçikletë dhe ka gjetur vdekjen në vend.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Stadiumi “Rama Ik!”

Arben Rrozhani Ditari (a)politik Mijëra shqiptarë ishin mbrëmë në stadiumin “Air Albania”. Por protesta e tyre me baner e pagëzoi…

Abissnet