Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën një person (Emri)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugorë Vlorë-Orikum, ku një makinë ka përplasur një motor dhe pasojë ka humbur jetën një 63-vjeçar, i cili drejtonte motorin.

Mësohet se viktima është Artan Çela, 63 vjeç.

Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në aksin rrugorë Vlorë-Orikum, pranë vendit të quajtur “Qafa e Luarit”, automjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin V. B është përplasur me motomjetin e markës “Honda”.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit “Honda” me gjeneralitetet A.Ç, 63 vjeç, banues në Orikum

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit shtetasin V. B., 43 vjeç, banues në fshatin Dukat, për kryerjen e veprimeve të tjera proçeduriale të arrestimit të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet