Aksident i rëndë në Shijak, shkon në dy numri i viktimave

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shijak, ku dy persona kanë humbur jetën.

Deri më tani mësohet se dy makina janë përplasur në zonën e Hardhishtes dhe si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Shijak/Informacion paraprak

Më datë 10.10.2019, rreth orës 16:00, në Hardhishtë, Shijak automjeti tip Benz me drejtues shtetasin M.T., 44 vjeç, banues në Durrës është përplasur me një automjet tjetër tip Benz me drejtues shtetasin N.H., 41 vjeç.

Për pasojë, kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet